Këngëtari i njohur, Gold Ag së fundmi në një intervistë ka treguar se si e ka zbuluar talentin në këndim.
Ai ka pretenduar se ka filluar këndimin kur ka qenë në djep.
“Sa i përket këngës e kom dashtë gjithmonë prej momentit kur nuk e di veten por më ka thënë nëna që kur të kam kënduar ninulla i ke përcjell me zë. As asaj nuk ia ka marrë mendja që mundem me u bo këngëtar se rrethanat kanë qenë të tilla në atë kohë kur kam lind unë në 86’të por këngët i kam dashtë gjithmonë prej klasës dytë të shkollës fillore gjithmonë kam imitu këngëtarë të ndryshëm të asaj kohe që kanë qenë. Kur u krye shkolla fillore se katër vjet të jetës i kam kaluar në shkollë të Preshevës katër të tjera në Prishtinë jam kanë në një grup të shokëve repera”, ka thënë këngëtari.
Sipas tij kushdo që e zbulon talentin e tij vonë nuk mund të ketë sukses.
“Kushëdo që e zbulon një talent të vetin 40 vjet nuk e di sa mundet me pas sukses, unë përshembull kurr nuk kam dit me lujt futboll edhe nuk është që dikush prej meje ka prit me qenë futbollist, basketin si sport e kam dasht kam luajtur por jo me pas pasion aq të flaktë sa mezi me prit me u qu neser prej gjumi me lu basketboll mendoj që çdo fëmijë prej i vogël i tregon disa sheja të vetat ku osht dhe ka është, jeta të dërgon gjithka mundet me pas një talent shumë të mirë por mundet me punu diçka tjetër”, u shpreh ai.
Më tutje ai ka thënë se përkrahjen më të madhe e ka pasur nga nëna.
“Përkrahjen më të madhe e kam pas prej nanës, nuk më ka pengu asnjëherë përkundër vështirësive financiare, nganjëherë e ka pas frikën çfarë këngë po bëj mos po gjej ndonjë telashe”.
@rtv.dukagjini "M'ka thonë nana kur të kam këndu ninulla, ti i ke përcjell me za"/ Arian Agushi flet se si e zbuloi talentin e tij qysh në vëgjëli
♬ original sound – RTV DUKAGJINI