Wednesday, July 16, 2025
spot_img

“I gjori Avni Dehari, po punon sipas skenarit të Vetëvendosjes”

Time Kadrijaj tha se ndryshimi i mënyrës së votimit është joligjor, teksa tha se kjo është një taktikë e LVV-së “që Haxhiu të mos dështojë sërish që të zgjidhet kryeparlamentare”. Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje po e shfrytëzon kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari, për taktikat e tyre politike.

Ajo sërish kërkoi që partia fituese e zgjedhjeve të ndryshojë propozimin për kryeparlamentar.

“Tash po kërkojnë votë për formimin e komisionit, ndërsa nuk e kemi emrin e kandidatit. Fillimisht duhet të vijë emri i kandidatit. Ne nuk e dimë për cilin kandidat do të votojmë. As për komision nuk i kanë votën. Nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojë. Këto janë taktika të LVV-së që po e keqpërdorin pozitë e kryesuesit (Avni Deharin) dhe i gjori po punon sipas skenarit të LVV-së. LVV-ja duhet ta ndryshojë kandidatin”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Kryesuesi i seancës, Avni Dehati, ka thënë se vetëm 54 deputetë kanë votuar pro këtij propozimi.

Kundër ishin një deputet, kurse nuk kishte asnjë abstenim.

Pas dështimit të këtij votimi, Dehari e ka ndërpre seance

“Obligohen të ndërpres seancën, sepse s`ka kuorum dhe shihemi të hënën në ora 10:00”, ka thënë Dehari.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit