spot_img
Friday, November 15, 2024
spot_img

I biri i Ramiz Kelmendit, Egzoni shpallë kandidaturën për deputetët nga radhët e AAK-së

Egzon Kelmendi ka njoftuar se do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, nga radhët e AAK-së.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Egzon Kelmendi, ka deklaruar se zgjodhi anëtarësimin në këtë subjekt politik “duke vlerësuar se kjo parti përfaqëson vlerat dhe vizionin të cilave u beson”.

“Me këtë anëtarësim, kam vendosur të kandidoj si deputet, i përkushtuar për të sjellë ndryshime që përmirësojnë jetën e qytetarëve tanë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës”, ka shkruar Kelmendi.

Edhe Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, ka njoftuar se Egzon Kelmendi do të jetë pjesë e listës së Aleancës si kandidat për deputet.

Sipas ish-kryeministrit, Elkos Group, e udhëhequr nga familja Kelmendi, është shembull i shkëlqyer i sipërmarrjes vendore dhe shtyllë e rëndësishme e ekonomisë kosovare.

“Egzon Kelmendi, duke ndjekur gjurmët e babait të tij Ramizit, ka treguar se si inovacioni dhe shpirti ndërmarrës mund të çojnë në zgjerim të biznesit dhe depërtim në tregjet e huaja,” deklaroi Haradinaj në një postim në Facebook.

Kujtojmë, se Egzoni është i biri i biznesmenit Ramiz Kelmendi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit