Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Vetëm gjatë ditëve të fundit, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar.
Njëri prej tyre, është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton GazetaKosova.net.
I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Ferizaj, e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Kanosje”.