Presidenti italian, Sergio Mattarella gjatë ceremonisë së përshëndetjes të kontingjenteve italiane të angazhuara me misionin komandues të KFOR-it italian në Kosovë, vuri theksin te situata delikate në të cilën ndodhet Ballkani Perëndimor, veçanërisht, përplasjet Kosovë-Serbi. Mattarella deklaroi se qetësia në rajon është e vetmja mundësi që Ballkani të anëtarësohet në BE.
“Hyrja e të gjithë rajonit të Ballkanit në BE kërkon qetësi. Për 25 vjet KFOR-i i është përkushtuar këtij misioni me përkushtim, e ndjek me kujdes dhe shoh klimën e nxehtë ndonjëherë të qëllimshme në nivel lokal që artificialisht e vështirëson dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Misioni juaj për ta mbajtur atë gjallë është thelbësor“, tha Mattarella.
Më tej, presidenti italian ngriti shqetësimin për rrezikun e ndërhyrjes së forcave të jashtëm për të destabilizuar Kosovën, gjë që do të ishte fatale për rajonin nëse nuk do ishte prezenca e KFOR-it.
“Rreziku i ndërhyrjes nga jashtë Ballkanit është shumë i lartë. Është e qartë dhe e lehtë – shton kreu i shtetit – të krahasohet rezultati i suksesshëm i misionit. Vitet e fundit pa KFOR-in do të kishte pasur shpërthime dhune që do të kishin shkatërruar vendin”, u shpreh presidenti italian.
Në fund, Mattarella shprehu mirënjohje për kontingjentet italiane të angazhuara me misionin komandues të KFOR-it, për punën e tyre në ruajtjen e stabilitetit në arenën ndërkombëtare.
“Qëllimi im është të shpreh mirënjohjen për atë që është arritur në misione. Është një mundësi për mua të shpreh se sa e rëndësishme është puna e Forcave të Armatosura për Republikën, shërbimi i bërë ndaj komunitetit kombëtar, kontributi i madh për Siguria Kjo është edhe një mundësi për të kujtuar me një mendim keqardhje të rënët në shërbim që janë pjesë e trashëgimisë së kujtesës së Forcave të Armatosura”, përfundoi ai.