spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Hyra mes ushtrisë serbe në luftën e Kosovës! Regjisori: Më shanin se po filmoja…

Kosova jonë fitoi pavarësinë me 17 shkurt 2008…dhe këtë javë ne festuam 17-vjetorin por e shkuara nuk duhet harruar që mos të përsëritet!

Ndaj në këtë episod të Profil, gazetarja Greta Topjana ju sjell rrëfimin e regjisorit që në mes të luftës mori kamerën dhe filmoi masakrën e ndodhur në Kosovë nën kërcënimin e ushtrisë serbe!

Kujtimet dhe filmimet e asaj kohe i ndau në Profil, Bujar Kokonozi.

“Shkova të xhiroj sepse ishte një punë që duhej bërë. Ka qenë rreth 3 muaj para se të mbaronte lufta. Më 13 qershor ne kemi hyre nga Qafa e Morinit në Kukës dhe shkuam në Prizren. Aty ishin forcat ruse, zbresin nga një kodër, sapo kishte ardhur ushtria gjermane në atë kohë, dhe kam hyrë në mes serbëve dhe rusëve dhe kam filmuar aty. Ata vinin të droguar nga sipër dhe hidhnin me forcë armët. Aty ka qenë një moment shumë i rrezikshëm.

Shoferi që unë kisha me vete më thotë se nuk vi dot. Aty fola me Radio Kukësin dhe mora një shofer të atyre. U nisëm pas një makinë të CNN-it. Nga kufiri deri në Prizren ishte mbushur me forcat serbe që shanin. Isha mbi makinë dhe aty kam filmuar krejt pjesën e atij rrugëtimi. At e kuptuan që ishim nga Shqipëria dhe vetëm shanin, ne ndërkohë vazhdonim rrugën. Ishin të tmerrshëm”, tha regjisori Kokonozi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit