Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Lidhja Demokratike e Kosovës po e pengon një qeveri të formuar nga opozita.Ai ka kritikuar kritikuar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, në lidhje me pozicionin që po mban.
“Jemi në një situatë të paqartë nga LDK, Z.Abdixhiku, ka një një pozicionim i cili nuk po e lehtëson ecjen përpara, ose po e vështirëson një marrëveshje të opozitës”, ka thënë Haradinaj.
Në lidhje me këtë deklaratë ka folur, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka qenë i pavarur, Fatmir Humolli.
Humolli tha se politikisht e sheh më afër Lidhjen Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje.“Politikisht e shoh më afër LDK-në me LVV-në. Për arsye të grupit të Vjosa Osmanit në LVV, dhe këtu mund të kemi mundësinë me u bë bashkë me t’a, Lidhja Demokartike e Kosovës” tha shkurt Humolli.
Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku reagoi menjëherë ndaj deklaratave të kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj i cili tha se “LDK po e bllokon formimin e qeverisë opozitare”.“Ja ku e keni të parin. E ka rendin ai. Kur vjen rendi tek ne, nëse vjen ndonjëherë, qëndrimet i keni të qarta; dhe ato nuk ndryshojnë! Ndoshta dhe janë mësuar që kjo LDK t’ua bëjë politikën për qejf. Ndoshta dhe janë mësuar se me presion të tillë LDK liget e eventualisht dhe bjen. Ky presion veç po na forcon”, tha Abdixhiku në reagimin e tij.