spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Humolli: Nuk kandidoj nën siglën e asnjë partie, mund të garojmë me subjektin tonë politik

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, tashmë i pavarur, Fatmir Humolli, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kandidojë me asnjërën nga subjektet politike.

Humolli në një prononcim ka pohuar se do të garojnë me subjektin e tyre politik nëse arrijnë t’i krijojnë kushtet për të kaluar pragun.

“Me partitë aktuale nuk do garoj. Nëse arrijmë me i kriju kushtet për të kalu pragun prej 5% do të garojmë me subjektin tonë politik.Jemi duke punue dhe duke vlerësuar gjendjen dhe mundesit reale për të patur sukses” tha Humolli.

Ai tha se nëse do të jenë pjesë e garës do të publikojnë gjithçka në ditët në vijim.

“Nëse vlersojmë se nuk ka mundësi me kalu pragun, nuk do provojmë fare.Nese hyjmë në garë do publikojmë gjithçka që është e nevojshme” tha Humolli.

Një vit më parë deputeti, Fatmir Humolli, konfirmoi largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

Humolli pati deklaruar se arsye e largimit është për shkak të mos plotësimit të kushteve që ai i ka prezantuar në momentin kur ka hyrë në listë zgjedhore të kësaj partie.

“Unë e kam paralajmëru gati që një vit se si të bëhen dy vite në qoftë se Qeveria nuk ndërron qasje në zgjidhjen e problemeve atëherë nuk kam vend në grupacion. Kur kam hy në listë i kam pasë tri kushte të cilat ia kam prezantu kryeministrit, për të cilat s’e ka marrë as përpjekjen më të vogël që me i zgjidh problemet” deklaroi Humolli pas largimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit