Ekspertët kanë zbuluar një superarmë bërthamore të prodhuar nga SHBA. Edhe pse ajo është zyrtarisht sekrete, detajet kanë dalë në publik.
Procesi në tërësi u quajt ‘Fogbank’, dhe ishte një proces për prodhimin e kokave bërthamore. Por ishte aq shumë e klasifikuar saqë detajet e procesit të krijimit të saj humbën.
Materiali fillimisht u prodhua në shtetin jugor të SHBA-së të Tenesit midis viteve 1975 dhe 1989, por pasi u prodhua grupi i fundit i kokave, objekti u çaktivizua.
Dy dekada më vonë, ushtria amerikane vendosi të rinovonte kokat e saj të vjetra bërthamore për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, por u bë e qartë se shumë pak të dhëna rreth procesit të prodhimit të tyre ishin ruajtur. Shumica e stafit që kishte ekspertizën për të prodhuar materialin ose ishte pensionuar ose ishte larguar nga agjencia.
Pas një procesi të kushtueshëm inxhinierik, Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore e SHBA-së më në fund e prodhoi atë përsëri në 2008.
Edhe pse ekzistenca është bërë e njohur për publikun, natyra e saktë e Fogbank mbetet ende e klasifikuar.
Ekspertët e armëve besojnë se është një material airgel – një nga materialet më të lehta të ngurta të njohura.
Një tullë balte, që peshon 2.5 kilogramë, qëndron mbi një bllok airxheli që peshon vetëm 2 gram
Ata dyshojnë se është projektuar për t’u bërë plazma e mbinxehur – një gjendje e materies që ndodh kur një gaz nxehet në një temperaturë kaq të lartë sa që atomet përplasen dhe elektronet ndahen prej tyre.
Kjo do të ndodhë kur të arrihet faza e ndarjes së bërthamës, e cila më pas do të shkaktojë shpërthimin përfundimtar.
Pavarësisht nga të gjitha këto informacione dhe spekulime, është ende e paqartë nëse Fogbank po përdoret sot në kokat e reja bërthamore.