Ndryshimet e qëndrimeve në administratën e re amerikane ndaj Ukrainës, kanë bërë që shtetet evropiane të riplanifikojnë angazhimin e tyre ndaj Kievit.
Në mesin e vendeve që po e “lodhin kokën” për vendin që nisi së pushtuari më 2022 nga Rusia, është Italia.
Qeveria e këtij vendi madje ka propozuar një forcë ushtarake të ngjashme me atë të Kosovës, KFOR.
“Një zgjidhje për Ukrainën mbi modelin e forcës së Kosovës, të themi një mision të OKB-së, por të udhëhequr nga NATO”.
Kjo është hipoteza që qeveria italiane po e mendon në negociatat dialoguese të nisura mes Donald Trumpit dhe Vlladimir Putinit, shkruan “Huffingtonpost.it”.
Ky medium shkruan më tej se Nënsekretari i Presidencës së Këshillit të Ministrave në Qeverinë e Italisë, Giovanbattista Fazzolari, ka sqaruar kriteret udhëzuese nga të cilat do të frymëzohet qeveria në Romë për hapat e ardhshëm.
“Një samit ndërqeveritar do të mblidhet në Londër më 2 mars për të studiuar krijimin e një fondi të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe do të ndahet për shpenzimet në rritje të mbrojtjes”, ka thënë media “Huffingtonpost.it”.
Ndërkaq, për sa i përket dërgimit të ushtarëve para arritjes së marrëveshjes për paqe, qeveria në Romë thotë se “kjo nuk është në agjendën e sotme”.