spot_img
Monday, March 10, 2025
spot_img

Hoxhë Kalaja: Shpresoj që Trump ta bëjë Albin Kurtin të pendohet, t’i bijnë veshët e ngritur

Hoxha i njohur, Ahmet Kalaja ka qenë i ftuar në Kosovë, ku foli për veprat të cilat duhet dhe nuk duhet t’i bëjnë besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përveç tjerave, ai ka folur edhe për disa figura të politikës shqiptare ndër vite.

Në fund ai pati disa fjalë edhe për kryeministrin, Albin Kurti, për të cilin u shpreh i zhgënjyer, teksa u rikthye postimi i tij pas polemikave në Kosovë rreth Kodit Civil, në të cilin ndër tjera shkruante “Haram e paç besimin e besimtarëve”.

“Me ardhjen e Trump edhe zotërisë në fjalë do t’i bijnë veshët, veshët e ngritur. Shpresoj që ardhja e Trump në pushtet ta bëjë Albin Kurtin të pendohet, dera e pendimit është e hapur për të gjithë”, tha Kalaja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit