Sot, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka vizituar një kompani që merret me importin e markave të huaja në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, Hoxhaj ka theksuar rëndësinë e mbështetjes për bizneset si një faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në një postim në Facebook, ai shkruan: “Mbështetja për bizneset është themeli i një ekonomie të fuqishme dhe çelësi për hapjen e mundësive të reja për qytetarët. Me qeverinë tonë pas 9 shkurtit, kjo do të shndërrohet në një prioritet të pakompromis!”
Hoxhaj ka premtuar se qeveria e ardhshme do të angazhohet fuqishëm për të krijuar kushte më të mira për sektorin privat, duke e parë atë si një motor të zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.
Vizita e tij ndodhë pak ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore.