spot_img
Saturday, October 26, 2024
spot_img

Hoxha nga Sanxhaku që flet shqip, në tubim në Preshevë: Qëllimi ynë është boshnjakizimi i Luginës së Preshevës

Në Luginën e Preshevës është mbajtur një tubim në të cilin pati hapësirën për të folur një hoxhë i cili bëri deklarata anti shqiptare.

Kështu tha gazetari nga Presheva, Alban Selimi i cili e quajti “të rrezikshëm” hoxhën e Sanxhakut.

“Është obligim edhe i prijesve fetar të distancohen nga një njeri si ky, i rrezikshëm dhe pjesë e agjenturave që shqiptarë duan t’i tjetërsojnë”, shkroi gazetari mes tjerash.

Shkrimi i tij pa ndërhyrje: 

Distancim ose duartrokitje; tri zgjidhje nuk jane!

Sot qe e degjova hoxhen e Sanxhakut qe shfaqe haptas qellimet islamizuese te Presheves shqiptare dhe nje grup injorantesh qe i duartrokisnin, ndjej obligim te ftoj gjithe politikanet ne Lugine te Presheves qe te kene guxim te distancohen nga qellimkqinj si ai.

Deklarata te tilla jane anti shqiptare dhe nuk kane per baze as religjionin islam dhe parimet e tij, por islamin radikal politik qe ka qellimin te na ndaje nga identiteti yne kombetar.

Eshte obligim i te gjitheve t’iu tregojne se nuk kane vend ne Presheve ata qe mesojne popullaten te thone: Ne nuk jemi shqiptare; jemi muslimane!!!

Eshte obligim edhe i prijesve fetare te distancohen nga nje njeri si ky, i rrezikshem dhe pjese e agjenturave qe shqiptaret duan t’i tjetersojne.

Po ashtu, Keshilli Kombetar Shqiptar qe po ben nje pune te mire ne Sanxhak ne ruajtjen e identitetit qe hoxhallare si ky me shekuj bashke me Serbine u perpoqen ta tjetersojne, duke lene pa gjuhe e deformuar identitetin, duhet t’iu tregoje shqipfolesve te veshur si predikues fetare se deklaratat e tilla te gatuara ne Akademine Serbe te Shkencave jane pjese e perpjekjeve shekullore per te na ndrydhe identitetin tone kombetar; por edhe ate fetar.

Lugina e Presheves kishte hoxhallare qe vdiqen nen flamurin kuq e zi. Kishte Sinan Maxheren qe la Kuranin per te kape pushken e xhamadanin e qe vdiq per Shqipnine qe ai e donte te shtrire ne Lugine. Cili eshte vatani qe na predikon nje hoxhe si ky, i rrezikshem, shume i rrezikshem, shume shume i rrezikshem dhe paciperisht i poshter!

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit