Tuesday, May 6, 2025
spot_img

Hoxha jep detaje për operacionin në Kaçanik: Sekuestrohet armë zyrtare 9mm

Njësitet e specializuara të policisë kanë realizuar një operacion të gjerë në Kaçanik, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka treguar se çfarë është gjetur gjatë operacionit.

“Gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, disa lap topë, një armë zyrtare e kalibrit 9mm, maska, tyta arnësh, kapela sportive, rroba, fishekë, dylbi, si dhe dëshmi tjera që do të shërbejnë për dokumentimin e vrasjes së rëndë”, ka deklaruar Hoxha.

Ai ka shtuar se aksioni është realizuar në nëntë lokacione, tetë në Kaçanik dhe në një nga fshatrat e Klinës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit