Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje për armatimin e gjetur sot në Radel të Leposaviqit.
Hoxha ka thënë se sekuestrimi i këtyre armëve dhe uniformave është bërë në një shtëpi të braktisur në fshatin Rodel.
Ai ka thënë aktualisht në stacionin policor është shoqëruar një person, i cili është duke u intervistuar.
“Lista e materialeve të sekuestruara janë: Një pushkë njëtytëshe, kondak pushke, 19 fishekë për pistoletë, një çantë me 45 fishekë për armë të gjatë, një palë dylbi për snajperë, 1 kuti me 11 fishkë për armë gjuetie, një çantë me katër karikatorë të zbrazët, një pjesë për tytë, një kuti me vaj, dhe një rrip me tre fatrolla për pistoletë. Pajisje për pastrimin e armës, dy gazmaska, pajisje ushtarake për ushqim, çantë për ndihmë tp parë, qese për pajisje dhe ndihmë të bardhë, dy vuyla, literaturë të ndrushme, çantë me dokumente, substanca të dyshuar të eskplozivit, telefona, dy shigjeta, dylbi, mjete pune, thikë, karikaturë e zbrazët, thikë, rripa ushtarakë, disa çanta ushtarake, jakne me mbishkrimin ‘Civilna Zastita’, si dhe 31 deri 40 uniforma ushtarake të ndryshme.
“Në mesin e uniformave të sekuestruara është edhe një uniformë e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile, organizatë kjo e shpallur terroriste nga Qeveria e Republkikës së Kosovës në vitin e kaluar, e që tregon se kemi akoma mbetje aktive të kësaj organizate që tentojnë të prishin dhe minojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Hoxha.
Ai ka theksuar se aksioni është edhe në vazhdim e sipër dhe në bazë të informatave janë edhe dy armë diku, për të cilat tha se shpreson se do t’i gjejnë.
Ndërsa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e jashtëzakonshme tha se policia ka gjetur dokumentacione që dëshmojnë se organizata terroriste “Mbrojtja Civile”, vazhdon të jetë aktive në territorin e Kosovës.