Elvis Hoxha, anëtar i Kryesisë së VV-së dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar opozitën e Kosovës.
Hoxha ka pretenduar se i di dy tezat e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.
Pastaj Hoxha ka bërë një pretendim të ashpër, duke thënë se “opozita po e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit”.
“Opozita në Kosovë kërkon ta marrë pushtetin në zgjedhjet e ardhshme me dy teza:
– Radoijçiçi nuk ka bërë diçka të rëndë në Banjskë.
– Sjellja e qeverisë së Kosovës në veri është si ajo e Milosheviçit.
Këto janë edhe tezat e Beogradit.
Pra, opozita e kërkon pushtetin me tezat e Beogradit” – ka shkruar Hoxha, transmeton Nacionale.