Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, përmes një postimi në platformën X, u deklarua për takimin mes Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Hovenier ka bërë të ditur se gjatë takimit është folur për rritjen e paqes dhe prosperitetit, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.
“Faleminderit Ndihmës Sekretarit Amerikan, O’Brien, për vizitën e tij në Kosovë. Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe evropian”, ka shkruar ai në X.