Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë.
Siç ka shkruar ambasadori Hovenier në platformën X, përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë.
“Mirënjohës për të mirëpritur ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë.
Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend të gjallë, ku përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë”, ka shkruar Hovenier në platformën X.