spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Hovenier mesazh Qeverisë së Kosovës: Nëse doni të shkoni në një klub, mos urinoni para derës së tij

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë pa vonesa obligimet e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë Samitit të Kosovës për Paqe Demokraci ai ka folur edhe për anëtarësimin në NATO e BE.

“…nuk e shoh se si mund të bëhesh anëtare e BE-së pa bashkërendim me BE-në që nënkupton bashkërendim me gjitha shtetet anëtare e BE-së. Apo si bëhesh anëtare e NATO-s pa pëlqimin apo bashkërendimin me gjithë anëtarët e NATO-s. E dini se disa shtete të NATO-s ende nuk e kanë pranuar zyrtarisht realitetin e një Kosove sovrane, demokratike, multietnike në mënyrën siç kemi bërë ne. Ne duhet t’i bindim. Kjo nënkupton punën në procesin e krijuar nga institucione të ndryshme”, ka thënë ai.

Hovenier tutje ka përmendur edhe një thënie të gjyshit të tij, duke thënë “nëse dëshiron t’i bashkohesh nëj klubi, mos urino në derën para klubit”.

“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem më falni, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën para klubit. Qëllimi im këtu është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë. Ne duam të ndihmojmë. Presim nga çdo qeveri e Kosovës të na japë argumentet më të mira në këto bisedime”, u shpreh ambasadori amerikan.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit