Grupi i rebelëve Houthi lëshuan një raketë balistike në Izrael nga Jemeni të martën në mbrëmje, duke shënuar sulmin e parë nga grupi i mbështetur nga Irani që nga hyrja në fuqi e armëpushimit në Rripin e Gazës dy muaj më parë.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se e kishin eliminuar me sukses raketën përpara se të arrinte në kufijtë e Izraelit, duke e rrëzuar atë me sistemin e mbrojtjes me rreze të gjatë ‘Arrow’ mbi Arabinë Saudite, raporton Times of Israel.
Megjithatë, ajo detyroi mijëra persona të vrapojnë për strehim, kurse sirenat u ndezën në qytete të shumta në të gjithë Izraelin jugor, përfshirë Beershebën dhe Dimonën
Zëdhënësi ushtarak i Houthit, Yahya Saree, pohoi pak më vonë se grupi rebel kishte sulmuar bazën ajrore Nevatim në shkretëtirën Negev me një raketë balistike ‘Palestine-2’.
Ai paralajmëroi se ata do të vazhdojnë të zgjerojnë gamën e objektivave të tyre në Izrael në orët dhe ditët në vijim nëse Izraeli nuk do të ndalojë fushatën e ripërtërirë ajrore në Rripin e Gazës.