spot_img
Thursday, November 7, 2024
spot_img

Hoti: Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefish, do të tatohen edhe tokat bujqësore të kultivuara

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se nga 1 janari 2025 tatimi në pronë do të trefishohet.

Hoti ka paraqitur vlerat e rritjes së tatimit në pronë sipas vlerës së pronës.

Më tej, Hoti ka kundërshtuar normën progresive të tatimit në pronë, duke thënë se nuk ka kuptim ekonomik.

Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja.” – ka shkruar ai në Facebook

Tutje, ai ka thënë se me ligjin e ri do të tatohet edhe tokat bujqësore të punuara të cilat më parë ishin të liruar.

Reagimi i tij:

Nga janari 2025, tatimi në pronë rritet deri në trefish

Sipas ligjit të ri të tatimit në pronë, nga janari 2025 zbatohet norma progresive e tatimit në pronë, si në vijim:

Pronat me vlerë deri në 100,000 euro – norma minimale 0.10%,

Pronat me vlerë 100,000-500,000 euro – norma minimale 0.20%,

Pronat me vlerë 500,000-1,000,000 euro – norma minimale 0.30%,

Pronat me vlerë 1,000,000-5,000,000 euro – norma minimale 0.40%,

Pronat me vlerë mbi 5,000,000 euro – norma minimale 0.50%.

Si rezultat, barra tatimore do të rritet veçanërisht për pronat me vlerë të madhe. Shikoni tabelën në vijim: prona me vlerë 1 mil euro ngarkohet me 2,400 euro tatim; prona me vlerë 5 mil euro ngarkohet me 18,400 euro tatim; prona me vlerë 10 mil euro ngarkohet me 43,400 euro tatim.

Norma progresive e tatimit në pronë nuk ka kuptim ekonomik për disa arsye. E para, ngarkesa tatimore në pronë është progresive për nga mënyra e llogaritjes – sa më e lartë vlera e pronës, aq më e lartë ngarkesa tatimore. E dyta, të hyrat e shtetit nga tatimi në pronë nuk kanë vetëm qëllime fiskale, pasi ato përdoren kryesisht për mbulimin e kostove të shërbimeve publike të lidhura me ato prona. E treta, të ardhurat që zotëruesi i pronës i ka përdorur për blerjen e pronës janë tatimuar më herët, ndërkaq të ardhurat që zotëruesi i pronës i gjeneron nga prona tatimohen si të hyra nga qiraja.

Përveç kësaj anomalive, ligji i ri i tatimon edhe tokat bujqësore të kultivuara, të cilat me ligjin paraprak ishin të liruara për të nxitur pronarët t’i kultivonin ato ose t’i jepnin në shfrytëzim.

Përvojat ndërkombëtare nuk i rekomandojnë këto norma. Siç kanë vlerësuar disa organizata ndërkombëtare, këto ndryshime janë bërë pa asnjë analizë paraprake dhe pa konsultim me ata që preken nga ky ndryshim, në veçanti bizneset.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit