Dashi
Vendosmëria juaj do ju çojë drejt mbylljes së një projekti të rëndësishëm. Besojini intuitës suaj.Një ditë ideale për të surprizuar partnerin tuaj me një gjest spontan.
Demi
Shmangni të qenit kokëfortë për një çështje parimore. Jini praktik dhe zgjidhini problemet në mënyrë diplomatike.
Binjakët
Dita është e favorshme për riorganizimin e ideve dhe sqarimin e një projekti të ngecur. Diçka e mbetur pa thënë rëndon në marrëdhënie. Flisni qartë.
Gaforrja
Një konfrontim i nxehtë mund t’ju vërë në provë. Qëndroni të qetë dhe përqendrohuni te faktet. Dikush nga e kaluara mund të jetë i inatosur.
Luani
Krijimtaria juaj është në kulm. Shfrytëzojeni rastin për të propozuar ide të reja dhe për t’u vënë re.
Virgjëresha
Afatet po përfundojnë, por ju mund t’ia dilni mbanë nëse ndaloni së kontrolluari çdo detaj.
Peshorja
Dikush mund t’ju testojë me një detyrë delikate. Tregoni vlerën tuaj Mirëkuptim i shkëlqyer me partnerin.
Akrepi
Përdoreni ditën për të mbyllur një marrëveshje në favorin tuaj. Vendosmëria juaj do të bëjë diferencën.
Shigjetari
Shmangni marrjen e vendimeve të nxituara. Peshoni me kujdes të gjitha opsionet tuaja përpara se të veproni.
Bricjapi
Mos lejoni që lodhja t’ju bëjë të humbisni nga sytë rezultatet. Vazhdoni të punoni. Nëse jeni në një lidhje, shmangni heshtjen dhe sqaroni çdo dyshim.
Ujori
Ditë e favorshme për të vënë në rregull idetë dhe projektet. Vendosni prioritete. Komunikimi është gjithçka sot. Flisni qartë për të shmangur keqkuptimet.
Peshqit
Një propozim interesant mund të vijë papritur. Do ndjeni nevojën për konfirmim. Kërkoni dialog me partnerin, por pa presion.