Ish-anëtari i PSD-së, Azdren Shala ka thënë se familjarët e ngushtë të ministrit Hekuran Murati kanë punuar ngushtë me Serbinë deri në vitin 1999.
Ai ka thënë se në VV përformojnë njerëzit me antivlera.
“Në VV përformon nëse je i padijshëm si Agim Bahtiri, nëse koordinohet me Radojçiqin si Mimoza Kusari dhe nëse je hajn si Faton Peci e Hekuran Murati. Ky është djali i shpijunit, baba e vëllau i tij kanë punu me Serbinë deri në 1999”, tha Shala.