spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Historiani: Perëndimi po gabon në raport me Serbinë

Historiani, Dauti Dauti, vlerëson se bota Perëndimore po gabon në raport me Serbinë duke menduar se e ka nën kontroll. Sipas tij Serbia vazhdon të ketë lidhje të ngushta me Kinën dhe Rusinë të cilat përbëjnë rrezik të madh për Kosovën si dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçeviq, ka deklaruar haptazi disa herë që prioriteti strategjik i Serbisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Mirëpo në anën tjetër, Serbia vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të ngushta ekonomike dhe politike me Kinën dhe Rusinë.

Historiani, Daut Dauti, vlerëson se kjo lojë e shumëfishtë e Serbisë në politikën e jashtme është duke funksionuar sepse BE-ja është jashtëzakonisht e butë me shtetin serb.

Madje Dauti thotë se Perëndimi e ka gabim kur mendon se e ka nën kontroll të plotë Serbinë.

“Për fat të keq në Perëndim mbretëron një ide ose bindje se Serbia edhe pse e luan këtë lojë është brenda suazave të kontrollit. Në Perëndim mendojnë se Serbia nuk mund ta bashkohet bllokun e BRICS-it pa lejen apo ndihmën e tyre. Unë besoj se ky është një qëndrim i gabuar nga Perëndimi përjashto këtu Britaninë e Madhe, e cila nuk është e bindur se Serbia është duke shkuar në rrugën e duhur”, thotë Dauti

Ai ka folur edhe për rrezikun që paraqesin aleatët e Serbisë, Kina dhe Rusia.

“Kina dhe Rusia paraqesin një rrezik të madh në Ballkan sepse ato nuk e pranojnë gjendjen ekzistuese në Ballkan duke mos e njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, Perëndimi e ka çrregulluar Ballkanin nëpërmes njohjes së pavarësisë së Kosovës” , shprehet historiani Dauti.

Para disa muajsh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërcënuar hapur duke thënë se Serbia vetëm po pret që të ndodhin ndryshimet gjeopolitike për të ndërhyrë në Kosovë.

Gjatë periudhës së fundit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka publikuar disa video ku shihen pjesëtarë të ushtrisë serbe afër kufirit me Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit