Historiani, Durim Abdullahu ka thënë se Isa Boletini nuk ka mbërritur me vonesë në Vlorë, por siç tha ai Kuvendi është mbajtur me urgjencë, pra në kushte emergjente.
Ai tha se e gjithë kjo situatë e vonesës në publik është keqkuptuar nga filmi “Nëntori i dytë”.
“Ai nuk mbërriti me vonës, kuvendi u mbajt me urgjencë, u mbajt në kushte emergjente. Kuvendi i Vlorës nisi të organizohej në javën e dytë të nëntorit. Mendoi që është pak a shumë një lloj keqkuptimi që në publik është kriju prej filmit ’Nëntori i dytë’. Pra Kuvendi ja nisi në javën e dytë dhe këtë e dimë prej telegrameve që Ismaj Qemail Vlora ia dërgoi djalit të tij në Vlorë nga Vjena. Një nga telegramet që është i shkurtë i thotë: Përshëndetje atërore nga Vjena, lajmërojë delegatët që gjithë nisën drejtë Vlorës”, ka thënë ai.