spot_img
Saturday, November 30, 2024
spot_img

Hill: Çuam mesazhe të qarta për Urën e Ibrit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-ja ka qenë shumë e qartë për sa i përkët Urës së Ibrit.

Ai po ashtu ka deklaruar gjatë një interviste për Radio Televizionin e Serbisë se kanë theksuar vazhdimisht nevojën absolute siç ka thënë ai për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe,

Hill lavdëroi Serbinë që iu ka “përmbajtur dialogut” duke thënë se e inkurajon atë që të vazhdojë kështu.

“Mendoj se SHBA-të janë shprehur shumë qartë në disa raste gjatë ditëve dhe javëve të fundit për atë që mendojmë se duhet bërë. Kemi qenë shumë të qartë mbi çështjen e Urës në Mitrovicë. Po ashtu, kemi qenë shumë të qartë për nevojën absolute për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Pra, mendoj se kemi dërguar mesazhe shumë të qarta, dhe gjithashtu kemi qenë shumë të qartë që ata që largohen nga dialogu rrezikojnë të largohen nga politika jonë. Ajo që mund të them është se Serbia ka punuar shumë në këtë drejtim. Serbia ka vepruar mirë duke iu përmbajtur  dialogut dhe do të inkurajoja seriozisht Serbinë të vazhdojë me këtë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan në Beograd tha gjatë kësaj interviste tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës janë të njëanshme.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit