Një megaoperacion për goditjen e krimit të organizuar është duke u zhvilluar nga Policia në Shqipëri.
Mediat në Tiranë raportojnë se policët janë duke ekzekutuar 30 masa sigurie të kërkuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dhe miratuar nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).
Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit dhe është vazhdim i hetimit të dosjes “Plumbi i Artë”.