spot_img
Friday, March 21, 2025
spot_img

Heq dorë nga pjesëmarrja në proces një viktimë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Një viktimë pjesëmarrëse në rastin e ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka hequr dorë nga pjesëmarrja në proces për arsye të shqetësimeve për sigurinë.

Këtë e ka konfirmuar Angela Griep, zëdhënëse në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, duke theksuar se mbrojtësi i viktimave ka njoftuar trupin gjykues më 17 mars për këtë tërheqje.

“Më 17 mars, mbrojtësi i viktimave njoftoi trupin gjykues se një viktimë vendosi të tërhiqej nga pjesëmarrja në proces për shkak të shqetësimeve për sigurinë. Aktualisht, 154 viktima marrin pjesë në proces në këtë çështje gjyqësore nëpërmjet mbrojtësit të viktimave”, tha ajo.

Në lidhje me dëshmitë, më 18 mars është pranuar një dëshmi e shkruar nga një dëshmitar, e cila mund të merret në pyetje vetëm nga mbrojtja.

Po ashtu, të njëjtën ditë janë pranuar në prova materiale dëshmitë e katër dëshmitarëve, por pa marrë pyetje nga mbrojtja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit