Monday, October 14, 2024
spot_img

“Hëna e re sjell ndryshime të mëdha”, parashikimi javor i horoskopit nga astrologu Jorgo Pulla

Astrologu i njohur Jorgo Pulla, bëri një parashikim për javën e tretë të muajit Tetor, për të 12-të shenjat e zodiakut.

“Kemi një fenomen të javës që do të thotë ndryshime dhe ndikime të mëdha, të cilat fillojnë nga kjo javë. Kemi ndikimin e Hënës së plotë, ditën e enjte, ku jep ndryshime shumë të mëdha dhe ngjyra të ndryshme. Kujdes ku vendosni këmbën! Kjo javë përgatit për gjëra të mëdha që pritet të ndodhin në vashdimësi. Në çështjet ekonomike financiare, në vendimet që do të merrni, është momenti perfekt për të parë se ku keni gabuar dhe të keni mundësi të rregulloni dhe stabilizoni çdo problematikë, duke qenë se kemi ndikimin e Jupiterit në retrograde” thekson astrologu Jorgo Pulla, i cili më tej ndalet në parashikimin më të detajuar për javën 14-20 tetor 2024.

Dashi

Duhet të keni pak kujdes nga ekzagjerimet, sidomos me ligjin. Mund të keni problematika me paranë dhe bankat në vazhdim, veçanërisht sipërmarrësit, apo njerëzit që mund të merren me biznes, pasi problematikat që mund të shfaqen, mund të krijojnë situata jo të favorshme që do ju ngadalësojnë, por jo ndalojnë. Lidhjet me probleme, sqarohen dhe zgjidhen duke normalizuar marrëdhëniet.

Demi

Jeni pak të stresuar nga detyrimet, por planet që keni ecin përpara pa u ndalur. Duhet të tregoni pak kujdes në fillim të javës për disa çështje madhore ekonomiko-financiare, pasi nëse do ju duhet një kredi, duhet të qëndroni larg. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet afatgjata do të jenë më shikim të parë, madje shkojnë deri në martesë.

Binjakët

Java nis me shumë zhvillime dhe për ata që kanë të bëjnë me profesione që përdorin letër dhe vulë, është mirë që t’i harrojnë në shtëpi në këtë javë. Parimi i tyre për këtë javë është beso dhe kontrollo. Në lidhje me çështjet shpitërore, lidhjet janë të favorizuara pasi Afërdita është në shenjën e tyre dhe i ndihmon. Lidhjet që kanë kohë, mund të zyrtarizohen.

Gaforrja

Kjo shenjë në këtë javë ka sukses në karrierë, në fushën e biznesit, në rolet drejtuese, në çështje që kanë të bëjnë me udhëtime, apo dokumenta. Kjo shenjë ka të bëjë me Gjermaninë dhe një pjesë të Austrisë. Kanë mundësi që në këtë javë të stabilozojnë gjërat dhe të arrijnë në finishin e tyre. Në dashuri janë pak të rezervuar, por janë një hap para dhe lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre-Peshk janë perfekte.

Luani

Ka zhvillime pozitive për ju, por ndryshoni mendjen në momentin e fundit. Kanë patur një problem në lidhje me shit-blerjet, por është koha që t’a zgjidhin tani. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, do ketë zhvillime të mëdha, duke patur parasysh dashurinë, por dhe punën, pasi këto elemente lidhen bashkë dhe është momenti i duhur i tyre.

Virgjëresha

Janë pak delikatë, por në këtë periudhë është një moment pozitiv për ta sa i takon punës dhe karrierës. Duhet të kenë pak kujdes nga një blerje që kanë bërë apo do të bëjnë në të ardhmen. Presin të nënshkruajnë një kontratë që është një burim i dytë të ardhurash plus. Ditën e enjte Universi dëgjon dhe kështu që mund të presin gjëra të mira në vazhdim. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, kjo javë është shumë e mirë për të nisur diçka të mirë dhe mund të shkohet deri në martesë.

Peshorja

Disa çështje ligjore që i kanë patur me probleme muajin e kaluar vjen një moment që i zgjidhin tani. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet që duan të kenë jetëgjatësi, duhet të bisedojnë dhe të marrin një vendim të mirë për palët.

Akrepi

Akrepët janë pak të kujdeshëm për shumë arsye, por vjen dhe koha e tyre tani. Kanë mundësi në punë dhe karrierë dhe disa padrejtësi që janë bërë ndaj tyre, duket se zgjidhen. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, duhet të kenë shumë kujdes, por në përgjithësi është një javë pro lidhjeve afatgjata dhe mund të arrijnë majat.

Shigjetari

Në zhvillimet profesionale ata të shenjës së Shigjetarit, po arrijnë kulmin, veçanërisht në financa, në biznes dhe me një ndikim të madh në fushën e punës, si pasojë e ndikimit të Hënës. Do të kenë ndryshime të mëdha në fushën e punës dhe stabilizimit profesional. Në dashuri ju Shigjetar jeni pak fajtorë, pasi keni lënë pas dore partnerët, por me pak mund stabilizoheni. Lidhjet më të mira janë me Peshk, Virgjëreshë dhe Bricjap.

Bricjapi

Shtëpia dhe familja luajnë rolin kryesor sa i përket Bricjapëve. Kjo javë është e mbushur me ndikime dhe favorizime. Kjo shenjë, nga dita e enjte do të kalojë një periudhë shumë të mirë në lidhje me ekonominë dhe stabilizimin. Bricjapët presin një lajm shumë të mirë në familjen e tyre, si fejesë, lajm i mirë nga ekonomia apo ndryshim pune. Dashuria është e stabilizuar dhe lidhja më e mirë është Bricjap-Ujor, që konsiderohet idealja.

Ujori

Shenja e Ujorit ka lëvizje këtë javë, nga Shqipëria për jashtë. Afërëdita dhe Hëna e plotë favorizojnë shumë dhe falë ndikimit të këtyre dy planeteve, portat e Shigjetarit hapen. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, duhet patur pak kujdes në lidhjet Ujor-Dash dhe Ujor-Peshore, sepse kanë patur disa debate kalimtare në të shkuarën.

Peshqit

Financat kanë zhvillime dhe ndikime shumë pozitive për Peshqit. Ata do të fitojnë një gjyq që kanë 13 vite pa e marrë dhe pikërisht në këtë javë vjen një moment i favorshëm, pasi mund të quhet java e artë. Falë mundësisë dhe intuitivitetit të tyre, Peshqit arrijnë majat në punë, karrierë dhe në ndryshime të mëdha. Në profesionin e tyre dinë shumë mirë që t’ja dalin me sukses gjërave. Në fushën e dashurisë, duket se nga dita e enjte e në vazhdim kanë shumë mundësi të mira dhe është mirë që lidhjet që kanë pak kohë të zyrtarizohen. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit