spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku dërgohen në gjykatë, Prokuroria kërkon 30 paraburgim

Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi, dhe ushtruesi i detyrës së menaxherit në Njësinë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Naim Shalaku, sot janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Nikçi dhe Shalaku të enjten me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka mbrojtur Niçin.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Prokuroria ka kërkua 30 ditë paraburgim.

“Nesër qenka seanca ku shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim për 30 ditë, e uroj e shpresoj që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë”, ka shkruar Murati.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se Hekuran Niçki dyshohet për 3 vepra penale.

“Me Urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, janë ndalur për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se, i dyshuari Hekuran Nikçi i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari Naim Shalaku, për shkak të dyshimit të bazuar se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së“, është thënë në njoftimin e Prokurorisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit