Ministri i Financave, Hekuran Muarti i ka dal në mbrojtje kryeinpertorit të kundërligjshëm, Hekuran Nikçit, i cili u arrestua dje.
Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nën udhëheqjen e Nikçit, Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime.
“Nën udhëheqjen e Hekuran Nikçit, Inspektorati i Punës ka avancuar në shumë drejtime, e kjo më është konfirmuar edhe nga agjencitë partnere ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Inspektoratin e Punës.” – ka shkruar ai në Facebook.
Tutje Murati ka thënë se nesër është seanca e paraburgim për 30 ditë, dhe i njëjti ka deklaruar se shpreson që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë.
“Nesër qenka seanca ku shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë për paraburgim për 30 ditë, e uroj e shpresoj që së paku Gjykata të marrë parasysh situatën e të korrigjojë këtë arbitraritet të Prokurorisë. Nëse Pal Lekaj mund të gjykohet në liri për rastin e 53 milionëve, si mund të arsyetohet mbajtja në paraburgim e një profesionisti si Hekuran Nikçi për cështje krejtësisht administrative?” – ka shkruar ndër të tjera ministri i Financave.