Bashkëpunëtori i afërt i Hashim Thaçit, biznesmeni i fuqishëm në Gjermani, Hektor Beqiri, ka njoftuar se ish Komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi është operuar me sukses.
Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka bërë të ditur se “Sulltani” është operuar në Gjermani.
“Gjenerali me sukses e kaloi operimin në Gjermani. I gatshëm t’i rikthehet punës dhe Kosovës.
Si gjithmonë, i fortë dhe i pamposhtur!”, ka shkruar Beqiri.