spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Haziri për Osmanin: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë idenë që presidentja Vjosa Osmani, të rikthehet në LDK në një drejtim të ri eventual.

Ai madje vlerësoi se është e tepërt të diskutohet rikthimi i saj në parti politike.

”Një presidente që është në detyrë nuk sheh mbrapa”.

”Ajo sheh përfundimin e mandatit të saj apo synimin për një mandat tjetër. Është e tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike”, u shpreh ai.

Kjo pas simptomave për çarje raportesh me kryeministrin Albin Kurti dhe një pjesë të Listës Guxo, e cila u kuptua mes rreshtash nga fjalimi vjetor i presidentes, javën që lamë pas.

Mbi këtë situatë, si ish-bashkëpartiak i saj, tutje Haziri shton se Osmani duhet të jetë mbi palët.

”Vjosa Osmani është Presidente e Republikës dhe është mbi palët”.

”Ajo do të duhej ta ushtronte rolin e saj kushtetues dhe asgjë tjetër”.

”Ne para tre vitesh, rolin e saj ia kemi besu në një siguri të vetme, ta zbatojë detyrën e saj kushtetuese dhe të mos lejojë të bëhet pjesë e axhendave politike të Vetëvendosjes”.

Derisa mbi spekulimet për kthimin e disa funksionarëve të Listës Guxo në LDK, Haziri për klankosova deklaroi se partia është fokusuar në rikthimin e besimit te qytetarët.

”LDK-së iu kanë kthyer votuesit e saj, por LDK nuk merret me funksionarët e Listës Guxo dhe kjo është politika jonë e viteve të fundit”.

”LDK po rikthehet në besim tek votuesit e qytetarët, por nuk kemi synim funksionarët”, shprehet ai ndër tjera.

Kritikat e presidentes Osmani ndaj qeverisë Kurti duket se kanë hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes saj dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por për Hazirin, presidentja duhet të mbetet e përkushtuar vetëm ndaj rolit të saj kushtetues.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit