Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në lidhje me zhvillimet e fundit mrenda në LDK ka thënë se ai e vlerëson deklarimin e Avdullah Hotit të bërë disa ditë më parë për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare.
“Ajo që z.Hoti e ka nxjerrë përmes një deklarimi në këto dy ditët e fundit është qështje që unë e vlerësojë si të tillë por angazhimi në këtë fazë të vlerësimit është brenda strukturës, është vetëm brenda strukturës dhe ka qenë qëndrim i përbashkët”, tha Haziri.