Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim me Alexander Kasanof, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e AAK’së thuhet se biseda u zhvillua me fokus në rikthimin e partneritetit të Kosovës me SHBA, anëtarësimin në NATO dhe veprimet e përbashkëta e të koordinuara mes dy shteteve.
“U theksua që SHBA e mirëpresin ditën e anëtarësimit të Kosovës në NATO. Kryetari Haradinaj u zotua për rolin serioz të Kosovës dhe zbatimin e obligimeve që ka si shtet dhe partner serioz i SHBA”, thuhet në njoftim.