Gazetari Baton Haxhiu, deklaroi se bashkëshortja e ish-presidentit Rugova dha mesazhin se figura e Ibrahim Rugovës është e lidhur me LDK-në.
Haxhiu shtoi se Vetëvendosja e ka marrë më parë elektoratin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit dhe figurave të tjera të kësaj partie.
“Thana, gruaja e presidentit Rugova e bëri një prerje gati fatale për Donikën dhe z.Peci, duke ia marrë figurën e Rugovës dhe duke e vendosë te Lumir Abdixhiku. Ky ishte një mesazh i Thanës, që figura Kombëtare e Ibrahim Rugovës që është e lidhur me LDK-në nuk mund të tjetërsohet nga një parti tjetër edhe pse Vetëvendosja figurën e LDK-së dhe presidentin Ibrahim Rugova ka dashur ta tjetërsojë, ta marrë si të vetin duke e trajtuar si fugurë kombëtare duke mos e lënë vetëm si figurë të LDK-së…Në të njëjtën kohë e ka marrë edhe elektoratin e LDK-së përmes Vjosa Osmanit dhe një pjese të LDK-së”, tha Haxhiu.