Friday, March 28, 2025
spot_img

Hashim Thaçi arriti në Kosovë

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi po raportohet se gjendet në vendlindjen e tij, në Burojë.

Sipas raportimeve, ai është lejuar nga Gjykata Speciale ta vizitoj varrin e babait të tij, Haxhi Thaçit i cili ndërroi jetë javën e kaluar.

Edhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë një postim para pak minutash, duke lënë të kuptohet se ish-presidenti Hashim Thaçi ndodhet sot në Kosovë.

“E sollën sot në kohë të pa kohë, sa për sy e faqe e që nuk e kanë asnjë pikë në vetëvetën e tyre e le më ajo njerëzorja që ju mungonë në total !”, ka shkruar Haradinaj, duke ia bashkëngjitur postimit edhe një fotografi të Hashim Thaçit.

Detaje tjera ende nuk janë bërë publike.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit