spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Harry Kane thyen rekordin e Erling Haaland, bëhet lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola në Bundesligë

Harry Kane mbrëmë shënoi një tregolësh në fitoren e Bayern Munichut ndaj Augsburgut në Bundesligë.

Ai e theu rekordin e Bundesligës, duke u bërë lojtari më i shpejtë që i shënon 50-të gola në elitë, rekord që më herët mbahej nga Erling Haaland.

Kapiteni i Anglisë shënoi “hat-trickun” e tij të shtatë që nga kalimi në Gjermani një vit më parë, duke arritur 14-të gola në këtë fillimsezoni në Bundesligë.

Kane shënoi 50 gola në vetëm 43 ndeshje të elitës së futbollit gjerman, shtatë ndeshje më pak se Erling Haaland.

Anglezi tashmë ka 61 gola në 61 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Bayernin, derisa është rrugës për ta fituar trofeun e tij të parë në karrierë. Bayerni pozicionohet i pari në tabelë me tetë pikë më shumë se vendi i dytë, por me një ndeshje më shumë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit