Ekipi i Kamala Harris ka reaguar, pasi republikani Donald Trump fitoi zgjedhjet Presidenciale.
Ata bëjnë thirrje që fushatës së saj t’i lihet hapësira dhe koha për të përpunuar humbjen e tyre.
“Ju lutemi jepni kohë fushatës Harris për të përcaktuar pikat e forta dhe të dobëta të tyre”, tha ekipi i Harris.
Më herët, Kamala Harris anuloi fjalim e saj. Ndërsa në natën e zgjedhjeve, ekipi i Harris shprehu besimin se demokratja do të merrte 270 vota elektorale.
Trump ka siguruar 279 vota elektorale, që e bëjnë fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe duke bërë të mundur që të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.