spot_img
Wednesday, January 8, 2025
spot_img

Haradinaj: Vizioni i AAK-së është fuqizimi i gruas nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se vizioni i AAK-së është fuqizimi i rolit të gruas nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik. Në kuadër të prezantimit të programit zgjedhor në Pejë, Haradinaj theksoi se së bashku me gjithë kandidatët për deputetë të kësaj partie që garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit do të punojnë fort për përmirësimin e pozitës së gruas dhe vajzave në vend.

Këto komente Haradinaj i bëri gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë nga Aleanca e Gruas në Pejë.

Haradinaj është zotuar se nëse AAK-ja fiton zgjedhjet se “veriu i Kosovës ka me qenë më mirë sesa Peja”.

Haradinaj: Ju siguroj se veriun kemi me pasur më mirë se Pejën

“Do të përmirësohet pozita e gruas në Kosovë dhe e vajzave. Ne kemi konstatuar që është me rëndësi të respektohet e drejta në trashëgiminë në pronë, nga familja. Vajza ka të njëjtën drejtë si djali në trashëgimi. Është me rendësi të ndodhë sepse kur një vajzë e trashëgon trashëgiminë në pronë, atëherë ajo është pjesëmarrëse në ekonomi. Jo vetëm që një numër i madh i grave nuk janë në punë, por edhe nuk janë pjesëmarrëse në ekonomi. Nëse arrijmë të përmirësojmë këtë e forcojmë Kosovën… Nëse votoni numrin 137, ditë së pari po ju siguroj se veriun e keni më mirë se Pejën, nëse është 137, në veri me shkua me marr një foto ua qes juve atë foto, por nuk e kam kryer punën. Pra këta që shkojnë me marr foto nuk e kanë për të kryer punën, se kur janë kryer punët dikur, askush nuk ka guxuar të marrë foton. Si kryhen punët në veri, duke hyrë NATO, serbët e urrejnë NATO-n”, tha Haradinaj.

Kryetarja e Aleancës së Gruas në Kosovë, Diellza Kukaj ka theksuar se me Aleancën në pushtet demokracia do të zë vend dhe siç tha ajo, Qeveria do të jetë përfaqësuese vetëm nëse gratë e ngritin zërin.

Kukaj po ashtu tha se Kosova ka nevojë për veprime konkrete të cilat do të ndërtojnë ekonominë e vendit, ndërsa tha se do të sigurojnë arsim të mirëfilltë, infrastrukturë të mirë rrugore dhe sigurim shëndetësor.

Kukaj: Gratë do të jenë forca e ndryshimit në zgjedhjet e 9 shkurtit

“Çdo fjalë që thuhet këtu nuk do të mbetet vetëm akt formal, e di që potenciali juaj dhe gratë do të jenë forca e ndryshimit në zgjedhjet e 9 shkurtit. Por demokracia do të zë vend dhe Qeveria do të jetë përfaqësuese vetëm nëse gratë e ngritin zërin. Do të ju garantoj që zëri do ju dëgjohet…Më vjen keq që sot në Republikën e Kosovës mbi 450 mijë gra janë jashtë tregut të punës, shifër alarmante e shqetësuese, ndërkohë që Qeveria e Kosovës proklamon ulje të papunësisë, jo kryeministër, por kemi gra sot as nuk aplikojnë për punë se e dinë që nuk kanë vend…Qytetarët e Kosovës kualifikohen për lëmoshë, të cilën nuk e kërkojnë, por qeveria kërkon me ngulm të japë në mënyrë qe të bëjë pazar me votën tuaj, por ne nuk do të lejojmë këtë, ne në zgjedhje do të tregojmë që ky realitet duhet përfundimisht te ndryshojë. Kosova ka nevojë për veprime konkrete të cilat do të ndërtojnë ekonominë e vendit, do të sigurojmë arsim të mirëfilltë, infrastrukturë të mirë rrugore dhe sigurim shëndetësor. Do të angazhohem në një vend ku gruaja kërkon të drejtën trashëgimore, do të angazhohem për një vend që gruaja të jetë e mbështetur në çdo iniciativë sipërmarrëse, në një vend ku do të jetojmë pa frikë me nder dhe dinjitet”, tha ajo.

Ndërsa, ish kryetari i Pejës për dy mandate dhe njëherësh kandidat për deputet, Ali Berisha tha se kësaj radhe Aleanca është më e fortë se kurrë dhe e gatshme të fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit.

Berisha: Aleanca është më e fortë se kurrë

“Zgjedhjet gjithmonë janë sfidë por kësaj radhe para kësaj sfide aleanca është më e fortë se kurrë. Është përgatit me vite që këto zgjedhje t’i ketë si një opsion i të ardhmes si një vizion për Kosovën. Për me pas sukses në zgjedhje janë tre elemente, programi, aleanca e ka përpiluar një program që se ka kush, ka gjitha elementet, elementi dytë është lideri, gjitha partitë kanë kryetar të partive por lider dhe burra shtetas që merr vendime për Kosovën e ka Aleanca. Normalisht që një element i rëndësishëm është lista e kandidatëve, Aleanca ka kandidatë gjitha profileve me bagazh të ndryshëm…Peja sot është e ngulfatur, gjithë e dini qysh i kemi rrugët e Pejës. Me Haradinajn në qeverisjen e ardhshme, Pejës i nevojitet një mbështetje më e madhe”, tha ai.

Kryetarja e Aleancës së gruas, dega në Pejë, Emine Gashi-Camaj u shpreh se fuqizimi i gruas ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe globale.

Gashi-Camaj: Fuqizimi i gruas ka të bëjë me sigurinë kombëtar dhe globale

“Aleanca e Gruas ka qenë gjithmonë storie e sukseseve dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në lëvizjen përpara të çështjeve të mëdha për vendin. Prandaj, fuqizimi i gruas ka të bëjë me sigurinë kombëtar dhe globale”, tha ajo.

Ndërkaq, kandidatë për deputet nga radhët e AAK-së nga Peja janë: Shemsedin Dreshaj, Arbër Tolaj, Egzon Kelmendi, Gazmend Syla, Fatmir Gashi dhe Ramush Ahmeti.

Fushata për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të fillojë më 11 janar, ndërkaq, zgjedhjet mbahen më 9 shkurt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit