Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Haradinaj uron Shqipërinë pas zgjedhjeve: Zemra na rreh një, lidhja është e përjetshme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet e fundit dhe ka theksuar lidhjen e pandashme mes dy vendeve, duke përkujtuar rolin e shtetit shqiptar në çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj ka vlerësuar se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës që nga celulat e para të çlirimit dhe vazhdon të jetë udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët.

“Zemra na rreh një me Shqipërinë e cila ishte pranë nesh në çdo hap të ndërtimit të Kosovës, qysh nga celulat e para të çlirimit e deri sot. Lidhja jonë vëllazërore e gjakut, e gjuhës dhe e aspiratave të përbashkëta është e përjetshme,” ka shkruar ai.

Haradinaj uroi legjislaturën e re që do të dalë nga këto zgjedhje, pavarësisht kahjeve politike.

“Duke ju uruar sukses në këtë mandat, ne presim që Shqipëria të jetë udhërrëfyese, e po ashtu të konsolidojë e avancojë interesat e shqiptarëve kudo që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë,” shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit