Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Britanisë në clirimin e Kosovës.
“E mirëpritëm në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës”, tha ai.
Haradinaj theksoi se me ambasadorin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike.
“Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!”, tha ai.