Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Haradinaj: S’ka ndryshime as në kandidaturë, as në qëndrime të opozitës

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se partia e tij mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj lidhur me kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndryshime në qëndrimet e palëve, duke përfshirë opozitën.

Para fillimit të seancës, Haradinaj tha se, sipas informacioneve që disponon, nuk ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrimet e partive opozitare.

“Me sa kam informata nuk ka ndryshim as në kandidaturë e as në qëndrime të partive të opozitës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj gjithashtu theksoi se AAK do të mbështesë vetëm një kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit.

“Po, këtë e kemi deklaruar edhe më herët”, ka shtuar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit