Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Haradinaj: Propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare është rrugëdalja nga bllokada 

Deputeti i betuar nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj tha se propozimi Bogujevcit ose Selimit për kryeparlamentare nga ana e VV është rrugëdalja nga bllokada.

“Unë personalisht nuk kam asnjë gjë personale me Albulena Haxhiun, por duket që edhe ne qeverisjen e ka pas një qëndrim më radikal akuzues për opozitën. Shihet që është një mllef i theksum te deputetët e ish-opozitës”

“Ne e kemi thënë që zgjidhja më e mirë, me mireëkuptim ishte që në rast se e zgjidhni Shqipe Selimin ose Saranda Bogujevcin, vota ime është për”, vijoi tutje ai.

Ai tha se këta emra i kanë për shkak të situatave, Shqipja si gruaja e Rexhep Selimit, që sipas tij “obligohen moralisht” për ta votuar.

Ndërsa, për Bogujevcin tha se ka një histori të dhimbshme dhe nuk ka pas ndonjë qëndrim radikal ndaj parive opozitare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit