Tuesday, July 15, 2025
spot_img

Haradinaj njofton se AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur zhvillimet e fundit të Kuvendit të Kosovës, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Sot jemi në konsultime me PDK-në dhe LDK-në për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj para nisjes së përpjekjes së 13-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se objekt i ankesës do të jenë disa vendime, përfshirë mosformimin e komisionit parlamentar për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të bazuara në procesverbalet e seancave të Kuvendit.

Sipas Haradinajt, do të kontestohen mënyra e votimit, ndërprerja e seancave dhe moshedhja në votim e kandidates së Vetëvendosje. Ai theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rregullave parlamentare dhe të Kushtetutës.

Sa i përket ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim, kryetari i AAK-së ka thënë se varet se në çfarë formati do të mbahet e më pas do të vendosë nëse do të marrë pjesë, një nga një apo të gjithë bashkë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit