Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të dielën është takuar me të përzgjedhurin e presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Mathew Whitaker, senatoren Joni Ernst, si dhe kongresmenët Randy Feenestra e Zach Nunn nga Iowa e ShBA.
Haradinaj ka thënë se në të gjitha bisedat ka diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit strategjik mes dy vendeve.
“Jam thellësisht i nderuar të fillojë këtë fundjavë festive të inaugurimit te Presidentit Trump, me ftesë të miqve tanë na Ioëa e në shenjë të këtij momenti historik. Ishte e një rëndësie të jashtëzakonshme të takohesha me Mattheë Ëhitaker, i përzgjedhur i Presidentit Trump për ambasador të SHBA në NATO, Në të gjitha bisedat kam diskutuar me prioritet angazhimin e përbashkët të anëtarësimit direkt të Kosovës në NATO dhe kthimit të raportit steategjik mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka shtuar se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Ioëas, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve të Kosovës drejt NATO-s.
“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Ioëas, e iniciuar përmes Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet Gardës Kombëtare të Ioëas dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, është e rëndësisë jetike në realizimin e synimeve tona drejt NATO-s. Ajo që filloi si një marrëdhënie e bazuar në mësim dhe mbështetje të ndërsjellë, është shndërruar në marrëdhënie strategjike dhe një afërsi që shkon shumë përtej bashkëpunimit ushtarak. Sot, ajo përfshin lidhje më të gjera mes vendeve tona, edukimit, ekonomisë dhe kulturës, duke qëndruar si një shembull i shkëlqyer i asaj që mund të arrijnë miqësia dhe partneriteti.Ioëa ka luajtur një rol vendimtar në rrugëtimin e Kosovës, dhe mbështetja e palëkundur nga Garda Kombëtare e Ioëas, së bashku me besimin dhe përkushtimin e tyre, ka ngritur bashkëpunimin tonë në lartësi të reja. Sot, jo vetëm që qëndrojmë krah për krah në paqe, por gjithashtu shërbejmë së bashku në misione për siguri dhe paqe, duke treguar forcën e vërtetë të këtij partneriteti.Ndërsa festojmë këtë fundjavë, duke shënuar inaugurimin e Presidentit Trump, dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për popullin e Ioëas”, ka shtuar ai.
Haradinaj po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit Donald Trump më 20 janar.