Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot pritet në Pentagon ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Kjo u bë e ditur në një komunikatë të AAK-së, ku theksohet se shefi i saj nesër do të pritet në Departamentin e Shtetit.
“Gjatë ditës së sotme, Haradinaj do të pritet në Pentagon, ku do të flasë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndërsa nesër do të jetë në Departamentin e Shtetit”, thuhet aty.
Në qytetin Yonkers të Nju Jorkut, kryetari i qytetit Mike Spano, ka nderuar Haradinajn, me Mirënjohjen e Qytetit.
Në këtë ceremoni, 20 tetori 2024 u shpall zyrtarisht si ‘Dita e Nderuar e Ramush Haradinajt’. Po ashtu, kryetari Spano shpalli 20 tetorin si ditën zyrtare të ngritjes së flamurit të Kosovës në Yonkers.
“Haradinaj këtë nderim e vlerësim ia dedikoi të gjithë atyre që besojnë në Kosovën e lirë dhe të integruar në NATO, në miqësinë e përhershme me popullin dhe shtetin amerikan, si dhe bashkëluftëtarëve të tij të UÇK-së”, thuhet në komunikatën e AAK-së.