spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Haradinaj: Kurti dhe LVV vodhën popullin e Kosovës, janë kriminelët më të mëdhenj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lëshuar sërish akuza në drejtim të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, duke ua drejtuar gishtin për vjedhje e madje është treguar edhe i ashpër, duke i quajtur kriminelë, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se Kurti dhe LVV “vodhën popullin e Kosovës”.

“Kur flet Kurti për korrupsionin sikur edhe për shumë tema tjera vjen një shprehje ajo fjala popullore “të vret natën e të vajton ditën”. Që nga ardhja në pushtet Kurti dhe VV me mashtrime dhe në formën më tinzare në mënyrë sistematike dhe tek resorët më të ndjeshëm vodhën popullin e Kosovës”, shkroi Haradinaj

“Me Ridin vodhën bukën e Kosovës atëherë kur kishte frikë botërore nga kriza e bukës. Me Nagipin vodhën rrymën në kohën kur në bursa çmimi kishte arritur majat e papara. Popullit ja dyfishuan çmimin e Nagipin e Martinin që ndërmjetësoj në shitjen e rrymës serbe ende i mbrojnë dhe i mbajnë si heronj. Mbi 280 milionë euro para të popullit i larguan nga konkurrenca dhe ligji dhe me partnerë në krim i përdorën si me qenë plaqkë gjahu”, shtoi ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit