spot_img
Thursday, October 17, 2024
spot_img

Haradinaj i reagon LVV-së për Urën e Ibrit: A po synoni ta ndani në dysh atë pjesë apo si e keni hallin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë  e Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një reagim publik rreth disa akuzave që thotë se i janë bërë jo njëherë po disa herë me radhë.

Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfrytëzuar siç thotë ai, sejmanët e tij nga VV-ja për t’i drejtuar pyetje.

“Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë “këndej ose andej ure”, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes. Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial”, shkruan ai.

Por, sipas kreut të AAK-së as atëherë e as sot, s’kanë gjetur tek ai aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë.

“Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë”.

“Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit