spot_img
Thursday, December 5, 2024
spot_img

Haradinaj i del në krah SBASHK-ut, premton rritje pagash për mësuesit: Qeveria po injoron zërin e tyre

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka dalë në mbrojtje SBASHK-ut në kërkesat e tyre drejtuar Qeverisë. Ai ka thënë se mësimdhënësit meritojnë më shumë se “premtime boshe dhe neglizhencë institucionale”.

“Mësimdhënësit meritojnë më shumë se premtime boshe dhe neglizhencë institucionale. Qëndrimi stoik i Sindikatës së Arsimit përballë një qeverie që ka zgjedhur të injorojë zërin e tyre, është shembull i qëndresës për drejtësi sociale.”

Ai ka shtuar se refuzimi për të nënshkruar kontratën kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar paga dinjitoze për mësuesit “është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugën”.

“Refuzimi për të nënshkruar Kontratën Kolektive dhe mosgatishmëria për të siguruar një pagë dinjitoze për mësuesit, është dëshmi e qartë e një qeverie që ka humbur rrugën – një qeverie që nuk respekton një institucion të shenjtë për vendin, edukimin e brezit të ri.

”Haradinaj thotë se vizioni i tij është që paga mesatare për mësimdhënësit në vitin e parë të qeverisjes të jetë 1000 euro.

“Ne qëndrojmë të palëkundur në mbështetje të kërkesave legjitime të mësimdhënësve. Vizioni ynë parasheh rritje substanciale të pagave, në masë 50% për mësimdhënësit, e paga mesatare do të jetë 1000 euro që në vitin e parë të qeverisjes. Rritja e pagave nuk është thjeshtë kërkesë ekonomike, por investim i domosdoshëm në cilësinë e arsimit dhe të ardhmen e fëmijëve.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit